E mbytën me litar dhe e hodhën drejt liqenit të Shkopetit, arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës (EMRAT)
Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës.
Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë.
Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në kërkim janë dhe 2 vëllezërit e Bushkokajt, nga Tropoja: Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristi Bushgjokaj.
Mbrëmjen e 8 korrikut 2025, Renis Dobra po kthehej në banesë dhe ndodhej rreth 5 minuta larg shtëpisë kur autorët e rrëmbyen.
Pasi e dhunuan, e mbytën me litar, trupin e pajetë të të riut së bashku me makinën që ai udhëtonte në momentin e rrëmbimit e hodhën drejt liqenit të Shkopetit.
Dyshohet se trupi i 22-vjeçarit Renis Dobra ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes, ndërsa u gjet mëngjesin e 9 Korrikut gjatë kërkimeve të familjarëve.