Gurra: Çështje politike...Zonat turistike dhe pasuritë natyrore do bëhen 'mollë e ndaluar' për 90% të shqiptarëve

Analisti Hysni Gurra, duke folur për terrorin e fundit qeveritar në Theth ku u prishën banesat dhe bujtinat, u shpreh se zonat turistike dhe pasuritë natyrore të vendit do bëhen ‘mollë e ndaluar’ për 90% të shqiptarëve.

 I ftuar në emisionin ‘Ora e Betit’, Gurra theksoi se kjo çështje nuk është një çështje teknike, por një çështje politike, pasi Edi Rama ka 12 vjet në pushtet.

Gurra: Në fakt kjo në këndvështrimin tim nuk është teknike si çështje.

Kanë leje apo nuk kanë leje, u ndërtuan këtë vit apo u ndërtuan vitin tjetër.

Sepse ne kemi parë në mes të Tiranës, mbi një kullë ngrihet një pallat pa leje edhe nuk ka ndodhur asgjë.

Nuk është shembur.

Nuk ka aksione të tilla me fadromë.

Është çështje politike që sillet thjesht në kokën e kryeministrit.

Këtë vit i pret turistët me fadroma.

Pra është çështje politike.

Por ajo që e komplikon çështjen është se ky kryeministër sapo ka marrë 83 mandate.

Është çështje politike, pra si mund ta kthesh teknike këtë kur flet një kryeministër që ka 12 vjet në pushtet.

Zonat turistike, pasuritë natyrore do bëhen ‘mollë e ndaluar’.

Nuk do jetë Thethi për 90% të shqiptarëve, ashtu sikurse nuk do jetë Sazani.