SYRI TV/ Shembet me tritol ndërtesa e fundit në Theth, banori i godinës denoncon mashtrimet e Ramës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka përmbyllur operacionin e rrafshimit të bujtinave në Theth me shpërthim eksploziv.
Pronari i godinës, për të cilën u përdor lëndë eksplozive tritol për shembje, denoncoi mashtrimet e Edi Ramës, duke deklaruar se kreu i qeverisë i preu në besë banorët e Thethit. Në ditën e tetë, numri i godinave të shembura ka shkuar në mbi 100, ndërsa për shkak të ndërhyrjes brutale të qeverisë në kulmin e sezonit, turistët e shumtë që kishin prenotuar në Theth janë larguar prej tij.
Është shembur me tritol nga ana e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit godina e fundit në Theth, e planifikuar nga instancat si ndërtim pa leje në atë zonë.
Pronari i godinës, për të cilën u përdor lëndë eksplozive tritol për shembje, denoncoi mashtrimet e Edi Ramës, duke deklaruar se kreu i qeverisë i preu në besë banorët e Thethit.
Ai pati edhe një mesazh për kryebashkiakun socialist të Shkodrës, Benet Beci.
Në orët e vona të së hënës, IKMT shembi edhe disa struktura druri, që ishin ndërtuar për pritje pushuesish, ku nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe forcave të policisë.
Ndërkohë, në të paktën 8 ditë aksion në Theth, janë shembur rreth 100 objekte. Banorët kundërshtuan aksionin e qeverisë për t’u shembur bizneset, për të cilat kanë investuar kursimet e jetës, ndërsa shumë prej tyre kanë marrë hua bankare në vlera të mëdha.
Banorët e Thethit e kanë konsideruar "prerje në besë" aksionin e iniciuar nga Kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit një vit më parë u premtoi legalizim të objekteve pa leje. Për shkak të ndërhyrjes brutale të qeverisë në kulmin e sezonit, turistët e shumtë që kishin prenotuar në Theth janë larguar prej tij, ndërsa dëme të mëdha janë regjistruar për bizneset.