VIDEO/ Meri Lika: Pushteti e la vetë Thethin që të ndërtohej, Rama ka plane të tjera atje
Ekspertja Meri Lika e ftuar në ‘Taks Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka akuzuar pushtetin se, ka lënë me vetëdije ndërtimet në Theth. Sipas saj, shkatërrimi i zonës nga Edi Rama, është bërë pasi ky i fundit ka plane të tjera për këtë zonë dhe prandaj ka shkatërruar gjithë investimet e banorëve.
‘Unë kam lexuar dje disa raste, dhe njëri nga më tipikët që ishte i ngjashëm totalisht me Shqipërinë, kishte ndodhur në Spanjë, ku një qytetar kishte ndërtuar pa leje dhe gjykata i ka dhënë të drejtë qytetarit, sepse thotë se, shteti nuk e ndaloi në kohë dhe e la të vazhdonte.
E mos e veprimi i tij, i dha të kuptonte qytetarit në heshtje që unë jam dakord.
Në Kodin e Procedurës Administrative, kur ti dërgon një letër në shtet dhe brenda 30 ditësh ti nuk merr përgjigje ky është aprovim në heshtje.
Nëse ti brenda 30 ditësh ti je duke kryer një veprim, të cilin ligji nuk ta lejon, por shteti nuk ta ndalon, ky është një aprovim në heshtje.
Prandaj them se, pushteti e ka lejuar me vetëdije të plotë dhe qëllimet e Edi Ramës, i cili është indiferent ndaj popullit, nuk e konsideron fare.
E gjitha kjo ka ndodhur se ai ka plane të tjera dhe unë jam 100 % e bindur për këtë.
Ne marketingun e Ramës e njohim dhe kjo është ajo që thotë se, unë po bëj shtet. Po të lexosh nëpër portale, nëpër rrjetet sociale dhe ti dëgjosh gazetarët nëpër tavolinat ekraneve dalin e thonë se, ai po bën shtet.
Ky shtet ku ishte për 12 vite, pse pikërisht tani? Pse nuk ndodhi para 11 majit. Benet Beci i bënte reklamë njërës prej këtyre godinave që sot nuk ekziston më.
Thethi nga një parajsë mendoj se sot është kthyer në një rrënojë’, tha Meri Lika në SYRI TV.