SYRI TV/ Mbyllen hetimet, Çyrbja që i bëri Ramës listën e Durrësit shkon për gjykim

Altin Hajri ka fundosur Jurgis Çyrbjan, përmes bisedave në aplikacionin ‘Matrix’ ku konfirmon me bashkëbiseduesit pas arrestimit të ish-deputetit, bisedat me këtë të fundit. SPAK vë në dukje se marrëdhënia e socialistit me personazhin e rekordeve kriminale kishte bazë edhe interesin pasi deputeti e njoftonte për operacionet, ndërsa Hajri i jepte vota. SPAK ka zyrtarë të tjerë të dyshuar për dekonspirime operacionesh policore dhe ka ndarë procedimin penal.

Syri TV

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal anëtarëve të të cilëve duke shfrytëzuar pozitën e deputetit jepte informacione për operacione policore. Nën akuzë është edhe Ahmet Masha që u arrestua bashkë me Çyrben ndërsa u shpall në kërkim Altin Hajri. SPAK zbulon se ka ndarë çështjen për shkak se ka dyshime për zyrtarë të tjerë që kanë tregtuar informacion shtetëror, ndërsa konfirmon se Altin Hajri ka folur me të njohur të tij në aplikacionin Matrix pas arrestimit të ish-deputetit.

 “Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2024, Altin Hajri dhe bashkëbiseduesit e tij, për arrestimin e Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës. Nga përmbajtja e komunikimeve evidentohet njohja mes të pandehurve, pohimi i përmbajtjes së komunikimeve të zhvilluara mes tyre me anë të platformës së enkriptuar “SkyEcc”, si dhe veprimet e paligjshme të kryera në episodet objekt akuze, ku janë pohuar dhe vendtakimet që kanë realizuar me punonjësit e policisë, të cilët i kanë informuar edhe për operacionet e zhvilluara për kapjen e personave në kërkim. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova se funksionarë publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 8 (tetë) raste, kanë zbuluar akte, të përcaktuar si “sekret shtetëror” nga ligji, pasi me përmbajtjen e tyre, rezulton se janë vënë në dijeni edhe të pandehurit objekt gjykimi".

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve, si dhe të funksionarëve publikë, të cilët kanë zbuluar akte të përcaktuar nga ligji si “sekret shtetëror”, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal. Hetimet rreth këtij procedimi vijojnë.Jurgis Çyrbja thotë SPAK jepte informacione në disa raste përmes Lulzim Mashës, anëtarëve të botës së krimit përfshirë Altin Hajrin.

Rezulton e provuar se të pandehurit në 8 (tetë) episode të ndryshme, gjatë periudhës 1.5.2020 deri në datë 8.3.2021, janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto informacione lidheshin me planet e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për kryerjen e elementëve të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar. Këto informacione, u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim”.

SPAK ndalet tek marrëdhënia e ngushtë e ish-deputetit socialist me Altin Hajrin në kërkim për vepra shumë të rënda penale, një marrëdhënie që dukshëm nxjerr në pah edhe interesin e ndërsjellët. Jurgis Çyrbja, për shkak edhe të funksionit si deputet, i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit, Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të mbështetjes elektorale, thotë SPAK në akuzën e saj.