SYRI TV/ Librat më të kërkuar të verës, shijet e lexuesve te klasikët e librat motivues
Në verën e këtij viti lexuesit janë të ndarë mes kalasikëve si “Lulet e Mollës” dhe romaneve bashkëkohore dhe romaneve bashkëkohore si “Zonja Osmond”, ndërsa librat motivues e psikologjikë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. Megjithatë, dilema për përkthimet mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për ta.
Në mesin e temperaturave të larta, librat mbeten një strehë e qetë dhe e pashmangshme për shumëkënd. Libri më i shitur i kësaj vere përfshin një spektër të gjerë shijesh. Syri Tv zhvilloi dy biseda me përfaqësuese të shtëpive botuese kryesore në vend, për të kuptuar nga afër tendencat e leximit këtë sezon. Redaktorja e shtëpisë botuese Albas, Sevi Agolli, përzgjodhi si një nga librat më të dashur për lexuesit romanin “Zonja Osmond” të John Banville, një autor që kombinon mjeshtërisht stilin elegant dhe introspektiv me thellësinë filozofike.
Ndërkohë, kryeredaktorja e shtëpisë botuese Mediaprint, Albana Kapxhiu theksoi vlerat e romanit klasik “Lulet e Mollës” të John Galsëorthy, një rrëfim për dashurinë, familjen dhe shoqërinë, që i flet brezave të ndryshëm me një përjetësi të rrallë, për të cilat lexuesit janë mrekulluar ndër faqe.
Vërehet gjithashtu një interes i shtuar për librat motivues, psikologjikë dhe ata mbi arritjen personale. Kjo tendencë, që është rritur veçanërisht në vitet e fundit, reflekton një lexues i cili kërkon përgjigje dhe orientim përmes faqes së shkruar.
Megjithatë, një vërejtje e përbashkët që vjen nga vetë lexuesit lidhet me përkthimet: ka njëfarë droje ndaj përzgjedhjes së versionit më cilësor, çka tregon një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh për cilësinë gjuhësore dhe besnikërinë ndaj origjinalit.
Letërsia këtë verë mbetet një pasqyrë e brendshme e kërkimit personal dhe një hapësirë ku lexuesi bashkëjeton me historitë që zgjedh.