Shtëpia e modës ‘infektohet’ nga shqiptarët/ Të prodhuara me kosto 100 euro, brandi i njohur italian i shet për 3,000 euro

Një nga brandet më të njohura të shtëpisë së modës italiane është vënë nën hetim nga autoritetet gjyqësore, për shkak të tregtimit të rrobave shumëfish më të larta se kostoja e prodhimit.

Bëhet fjalë për shtëpinë e modës ‘Loro Piana’, e cila po hetohet për shkak se për prodhimin e xhaketave paguante 100 euro, ndërsa i shiste  për 3,000 euro.

Gjykata e Milanos e ka vendosur kompaninë ‘Loro Piana’ nën administrim gjyqësor për një vit. Shtëpia e modës pjesë e grupit LVMH në pronësi të Bernard Arnault dhe e udhëhequr nga djali i tij, Frédéric Arnault, si drejtor ekzekutiv, dyshohet se ka prodhuar veshje teksa shfytëzonte puëntorët.

Hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, zbuloi se "xhaketat prej kashmiri" të shtëpisë së modës ishin prodhuar në punishte kineze me një kosto njësie prej rreth njëqind eurosh për secilin artikull dhe ishin rishitur në dyqanet e markës së vetme Loro Piana me çmime midis 1,000 dhe 3,000 eurove.

Rindërtimi dhe nënkontraktimi

Loro Piana S.p.A.—e cila është ende 20% në pronësi të familjes Piana dhe e drejtuar nga Pier Luigi Piana, ka 2,300 punonjës dhe një xhiro prej 1.3 miliardë eurosh—sipas dokumenteve të paraqitura me kërkesë të prokurorit Paolo Storari, ia besoi një pjesë të prodhimit të xhaketave drejtpërdrejt Evergreen Fashion Group S.r.l., e cila, megjithatë, kishte një seli të madhe në Milano pranë Sant'Ambrogio, por pa departament prodhimi, ia nënkontraktoi prodhimin Sor-Man S.n.c. të Nova Milanese.

Sor-Man S.n.c. e Nova Milanese, e cila nga ana tjetër, duke mos pasur kapacitet të mjaftueshëm prodhimi, kishte veshjet e prodhuara nga fabrikat kineze Clover Moda S.r.l. (në Baranzate) dhe Dai Meiying (në Senago). Fabrika punësonte kryesisht, punëtorë klandestin aziatikë ilegalisht, në mjedise pune të pashëndetshme dhe të rrezikshme.

E vendosur në konvikte të paligjshme, punëtorët detyroheshin të punonin edhe natën ose gjatë festave në turne pune që i tejkalonin shumë ato të parashikuara në kontratë dhe të paguara shumë më pak se paga minimale, madje punonin edhe në makineri pa pajisje sigurie, pa sigurime shëndetësore dhe pa kurse minimale trajnimi./ TG 7.