‘Qëllo se na ikën!’ /Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Boriçit: Ishte duke pirë kafe. Kur gjuajta, m'u bllokua arma. Ja si i dogjëm provat...
Ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme i penduari i drejtësisë Skerdi Tase.
Ai ka rrëfyer për atentatin që i kanë bërë Gim Boriçit.
Pjesë nga dëshmia:
Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij.
Boriçi ishte duke pirë kafe më vëllanë. Henriku tha, aq më mirë. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”.U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, qëllo se na ikën. Nuk kam ca bëj, i thash se mu bllokua. Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi.
Pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, se ishte ngjitur. Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën.
Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.
Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Vironi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që do flas dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë.
Henriku më tha se Renato Saliaj i kishte thënë të ishim të qetë se nuk kishim asnjë provë që mund të na zbulonte.