SYRI TV/ Roberto Saviano fiton gjyqin ndaj mafies, shpërthen në lot ishte nën mbrojtje që nga viti 2008
Gjykata e Apelit në Romë ka konfirmuar dënimet për kërcënime mafioze ndaj shkrimtarit Roberto Saviano dhe gazetares Rosaria Capacchione, të bëra në vitin 2008 nga bosi i Camorrës Francesco Bidognetti dhe avokati i tij.
Vendimi u përshëndet me duartrokitje, ndërsa Saviano, që jeton prej 18 vitesh nën mbrojtje, e cilësoi këtë si një ditë drejtësie për çdo gazetar që sfidon mafien me fjalën e lirë.
Syri tv
Gjykata e Apelit në Romë ka konfirmuar dënimet për kërcënime mafioze ndaj shkrimtarit Roberto Saviano dhe gazetares Rosaria Capacchione, të bëra në vitin 2008 nga bosi i Camorrës Francesco Bidognetti dhe avokati i tij.
Bidognetti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa avokati Michele Santonastaso me 1 vit e 2 muaj.
Vendimi u përshëndet me duartrokitje në sallë, ndërsa Saviano, i njohur për librin “Gomorra”, shpërtheu në lot duke thënë:
“Ma vodhën jetën. Kam jetuar nën mbrojtje për 18 vite. Nuk ishte jetë, ishte mbijetesë.”
Shkrimtari e cilësoi këtë si një ditë drejtësie jo vetëm për veten, por për çdo gazetar që lufton mafien me fjalën e lirë.
Prej vitit 2006, ai është kthyer në një simbol të qëndresës ndaj mafies dhe një zë i fuqishëm për lirinë e shtypit në Itali.