E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së një pune për hapjen e një pusi uji.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 10:30, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Ad 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi i Polisicë:

Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.  

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.