Merr flakë banesa në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë në lagjen “Çeligrad” të Fierit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Mësohet se shkak për zjarrin, dyshohet një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

Gjithashtu zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.