VIDEO - SYRI TV/ Qelia në Durrës e ‘infekton’ në lëkurë, Beqaj përfundon në QSUT me temperaturë të lartë

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj që prej të shtunës vijon të jetë i shtruar në QSUNT. Shtrimi në spital, vjen për shkak të temperaturës së lartë dhe një infeksioni të rëndë në lëkurë.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij vazhdon të mos jetë stabël, ndërsa po monitorohet nga bluzat e bardha.

 Ish zurtari i lartë i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbahet prej një viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen SASPAC,  të abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian,  ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme edhe për dosjen e sterilizimit, raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.