Një vatër e re zjarri në Drenovë kërcënon zonën, flakët përhapen me shpejtësi

Pas shuarjes së dy vatrave të mëdha te zjarrit në Drenovë, një vatër e re  është aktivizuar pasditen e sotme  e favorizuar nga era e fortë.

Burimet bëjnë me dije se flakët në këtë vatër të re janë shumë të vështira për tu vënë nën kontroll, ndërsa pritet një rikthim i helikopterit për të ndërhyrë sërish nga ajri.

Nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga ajri do të kërkohet ndihmë nga forcat e ushtrisë pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të operojnë për shkak të terrenit shumë të vështirë. Ndërkohë flakët që përshkuan më herët kodrat e Belishovës pas përhapjes së shpejtë të tyre nga Drenova janë vënë nën kontroll.