SYRI TV/ Blegtoria në pikiatë, Rama e godet: Do sekuestrojmë çdo shishe qumështi
Ndërsa INSTAT në raportin e fundit nxjerr se Blegtoria në Shqipëri po shkon drejt zhdukjes me përgjysmim të numrit të bagëtive, kryeministri Edi Rama në vend të mbështetjes kërcënon me sekuestrim të qumështit në emër të sigurisë ushqimore. Vetëm në një vit në vend u regjistruan 9 mijë lopë më pak dhe rreth 100 mijë krerë dele më pak. Vetë blegtorët e cilësojnë absurde kërkesën e kryeministrit. Ata tregojnë se fshati është i harruar nga qeveria dhe i braktisur nga të rinjtë.
Blegtoria në Shqipëria ka shënuar rekorde negative, duke konfirmuar krizën që po kalon sektori, sipas të dhënat zyrtare të INSTAT. E teksa blegotia është në pikaië dhe ka pësuar rrudhje të numit të të gjitha llojët e bagëtive, në vend që kryeministri Edi Rama ta ndihmojë me subvencione, ai e godet duke kërcënuar blegtorët se do tu sekuestroj qumështin dhe bulmetin pa fature. Blegtorët në lushnje shprehen se aktualisht se blegtoria dhe bujqësia është në grahmat e fundit, pasi të rinjtë janë larguar në fshati dhe askush nuk kujdeset më për bagëtinë apo edhe te mbjellë ne toka. Por vendosja edhe e faturës për qumështin i detyron blegtorët që të braktisin fshatin, pasi me 50 lekë që shesin litrin e qumështit nuk del as për kostot e ushqimit të bagëtive
Gjatë vitit 2024 numri i lopëve ra me gati 9 mijë krerë krahasuar me vitin 2023. Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.2 milion në 1.1 milion. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë brenda një viti. Këto shifra janë pasqyruar edhe në rënien e prodhimit të qumështit, i cili u ul me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024. Në harkun kohor të një dekade, Shqipëria ka humbur pothuajse gjysmën e bagëtive. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 Shqipëria ka 120 mijë lopë më pak, 600 mijë dele më pak dhe rreth 200 mijë dhi më pak. Ulja e numrit të bagëtive, që sjellë për pasojë rënie të prodhimit të mishit dhe qumështit në vend, ka rritur varësinë nga prodhimet e importit, ku tashmë tregu furnizohet me qumësht pluhur dhe mish i prodhuar në vende të tjera.