Plagosje me armë në Vlorë/ Një 17-vjeçare mbërrin në spital
Mbërrin në spital një vajzë 17 -vjeçare me plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
E kanë shoqëruar vetë familjarët në spital.
E reja sipas bluzave të bardha ka qenë koshiente në momentet e mbërritjes në spital. Aktualisht po kryhen procedurat mjekësore (skaner).Ende e paqartë çfarë ka ndodhur.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.