Sardenja, makina e gruas së drejtorit të Lufthansa-s përplas për vdekje 24-vjeçaren
Familja e 24-vjeçares Gaia Costa, gruas së re që u plagos për vdekje kur u përplas nga makina e drejtuar nga gruaja e drejtorit ekzekutiv të Lufthansa në zonën e Porto Cervo të Sardenjës, është “e tronditur”.
Sipas mediave lokale, mjekët dhe ekipet e shpëtimit luftuan për 20 minuta për ta mbajtur gjallë 24-vjeçaren pasi pësoi lëndime të rënda kur u përplas nga BMW X5 e drejtuar nga Viviane Spohr.
Babai i 24-vjeçares është një anëtar i njohur i Confederazione Italiana Sindacati Lavoratori, një nga federatat më të mëdha sindikale në Itali.