Njerëzit në tokat e tyre, Rama përmend pushtim kriminal, Kryeministri: Nuk do ndalemi, do ta shkatërrojmë Thethin
Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, duke u shprehur se në këtë zonë turistike situata është më serioze sesa shihet në pamje të parë.
Rama theksoi se ndërhyrja nuk është drejtuar ndaj “të shkretëve”, por ndaj personave që, sipas tij, kanë pushtuar në mënyrë të paligjshme një zonë të mbrojtur për përfitime ekonomike.
“Dua të ndalem një moment te çështja e Thethit për të adresuar disa këndvështrime që, sipas meje, meritojnë të sqarohen. Këtu nuk bëhet fjalë për disa njerëz të shkretë, që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar. Në shumë prej rasteve, nuk kemi të bëjmë as me banorë të zonës”, tha Rama.
Ndërkohë agresiviteti i shtetit ndaj atyre që kanë instaluar kabina druri pasi shteti nuk u jep leje për asnjë lloj investimi për kreun e qeverisë është normal. Ai gjatë këtij takimi ka premtuar se do të shkatërrojë Thethin dhe nuk do të ndalet deri sa të shembë gjithçka.
“Nuk mund të ketë një teori që amniston shkelësit e ligjit, duke ia hedhur fajin shtetit pse nuk i ka ndaluar më herët. Sigurisht që edhe strukturat e shtetit kanë përgjegjësi dhe ajo përgjegjësi është marrë përsipër, por kjo nuk i justifikon shkeljet flagrante”, shtoi Rama.
Duke mbrojtur kështu strukturat shtetërore që u akuzan LIVE nga banorët që kanë marrë para për të lejuar këto ndërtime. Vetëm pak ditë para 11 majit në mënyrë që të kishte të sigurtë votën e gjithë banorëve te kësaj zone Rama u premtoi legalizim dhe njohje të pronësisë dhe investimeve. Direkt pas 11 majit u dërgoi fadromat e policinë e armatosur deri në dhëmbë
Në fund të deklaratës, ai u shpreh i vendosur se qasja e qeverisë do të jetë e njëjtë edhe në të ardhmen, për të mbrojtur zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë natyrore e kulturore të vendit.
Ndërkohë ai harron që ata që kanë ndërtuar në Theth janë në tokën e tyre, në truallin e tyre të trashëguar brez pas brezi dhe kanë vendosur disa kabina druri që të mund ti përgjigjen kërkesës së shtuar të turistëve që vijojnë për të fjetur në Theth dhe për të shijuar ato bukuri. Sepse shteti nuk u jep leje. Shteti po e ruan Thethin për ndonjë “strategjik” të Ramës. Kjo duket se e ka shqetësuar kryeministrin. Se mund ti dështojnë planet e grabitjes së pronave të tyre. Pasi i mashtroi që tu merrte votën tani po i shkatërron edhe kursimet e një jete të tërë./E.I/