‘Aksionet në Theth, arrogancë e 83 mandateve të PS’/ Paralajmërimi i Cakranit: Rama brenda dy viteve ndryshon Kushtetutën, bëhemi Republikë...
Të gjithë aksionin e përbashkët mes IKMT dhe Policisë së Shtetit për hapësirat publike dhe ndërtimet pa leje, avokati Kujtim Cakrani nuk e konsideron gjë tjetër, veçse arrogancë të 83 mandateve të PS.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Cakrani tha se është faji i popullit qe e besoi kryesocialistin duke e votuar në mandatin e katërt qeverisës, ndërsa shtoi se qëllimi i mazhorancës që me ndryshimin e Reformës në Drejtësi, ishte shkatërrimi i sigurisë juridike, në mënyrë që t’i paraprijë asaj që ne shohim sot në Theth apo edhe në aksionet e tjera në vend.
Si një prej qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që i është marrë prona private, Cakrani tha se Belinda Balluku ia ka rrëmbyer për t’ua dhënë investitorëve strategjikë.
Është e pamundur theksoi avokati Cakrani që të presësh nga opozita, sa kohë që vetë qytetari nuk e do lirinë, dhe kjo sipas tij është një problem tejet i madh dhe shqetësues.
Ndërkohë avokati bëri dhe një paralajmërim të fortë për Ramës, ku tha se qëllimi i tij i vetëm është ndryshimi i Kushtetutës për ta bërë Shqipërinë Republikë Presidenciale, dhe brenda dy viteve theksoi Cakrani, do t’ia arrijë kësaj.
Kjo që po shikojmë është arroganca e 83 mandateve, ajo ka nisur që kur mbyllën… arrogancë e 83 mandateve, Rama s’duhet të vijojë më qeverisjen, ata që e prisnin me daulle në Theth dhe i besuan, kur të gënjejnë për hërë të parë s’është faji yt, por hera e 2-3 dmth s’e ke problem. Ata banorë duhet ta njohin mirë këtë strukturë të kësaj partie. Zona aty s’ka pasur plan studimi, vendor e kombëtar, banorët kanë pasur të drejtë që në pronat e tyre t’i jepnin të drejtën për të investuar. Ka 12 vite që ndodh. Të sjellin 1 letër të premten e ke 5 ditë afat për ta çuar në gjykatë për ta kundërshtuar. Ata s’të lënë afatin kohor që parashikon ligji. Si mundet në një vend ku s’ka gjykata, dhe siguria juridike zero. Qëllimi i reformës ishte shkatërrimi i sigurisë juridike.
Këta duan shtet ligjor, represiv e terrorist që do t’u marrë pronën nga mëngjesi në darkë. Unë jam njeriu që jam më i prekur, ku Belinda Balluku më ka marrë pronën time dhe jep çdo javë investitorë strategjike të prona ime. S’kam folur asnjëherë për hallet e mia. Kam folur për parime, këta s’duan t’u flasësh për parime e si funksionon shteti i së drejtës. Këtu bën ligje pushteti vendor, me 2/3 e ia jep një biznesmeni. Ka ndodhur në të gjitha bashkitë, asnjë nuk ndihet. Kjo është situata sot. Opozita njerëzit janë, nëse ti se voton, çfarë kërkon nga opozita. Ky popull e shikojnë një ligj të caktuar në favor të tyre. E duan SPAK për të goditur të tjerët. Ne flasim kur njerëzit nuk të dëgjojnë.
Shqiptarët s’e njohin lirinë, s’e kanë kulturën. Është produkt i popullit socialist. S’kanë çfarë e duan lirinë. Nuk e do lirinë, është problem. Rama në shtator, qëllimi i tij është të bëjë Shqipërinë Republikë Presidenciale. Do ndryshojë Kushtetutën, sepse do të dalë me platformën që Shqipëria…s’jemi ne për parlamentarizëm. Do jetë vetë president, kryeministër kukull si Zegjineja. Ëndrra e tij në sirtar, është ta bëjë Shqipërinë Republikë Presindeciale. Begaj mbaron mandatin më 2027 dhe Rama do të bëhet president.