‘Blinken, rol në vendosjen e sanksioneve ndaj Berishës’/ Palumbo: Trump do të marrë masa...

Për studeiuesin amerikan, Matt Palumbo, Antony Blinken, asokohe me detyrë Sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka pasur rol të madh në vendosjen e sankioneve ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, kjo edhe pas ndikimit të George Soros në DASH.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, dhënë moderatores Armela Ferko në edicionin e orës 19., Palumbo tha se në Shqipëri ka persona të përfshirë me fondacionin Soros, kun ë një kolegj në Vjenë, ata kanë të arkivuar të gjithë emrat, nga Soros, Blinken etj, ndaj është shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe kryetarit të PS.

Sipas Palumbos, ishte e mundur që Alex Soros të komunikonte me Blinken, pasi kishte vizituar disa herë Shtëpinë e Bardhës, ndërsa rol ka pasur edhe ish agjenti i kundërzbulimit amerikan, McGonigal, i cili është pritur në Shqipëri nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Rama.

Një goditje të fortë PD, sipas studiuesit amerikan, Palumbo ka marrë edhe nga ish ambasadorja Yuri Kim, e cila sipas tij, ka vepruar tërësisht në emër të Ramës për të  shpërbërë demokratët, duke luajtur rolin e vet përçarës.

Në fakt e lidhin shumë gjëra. Blinken aso kohe vendosi sanksione ndaj Berishës, që ishte armik i Soros 3 dekada më parë. Në Shqipëri kemi parë persona të përfshirë me fondacionin Soros, është edhe një kolegj në Vjenë ku kanë arkivat e tyre. Shikojmë atje emra ku të renditur janë Soros, Blinken. Është e lehte të shikosh lidhjet që ka me kryetarin. Është e mundur që Alex Soros komunikonte me Blinken, sepse kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë  disa herë.

Gjithkush flet për McGonigal kur ishte me FBI, po ka qenë në Shqipëri dhe u prit nga kryetari i bashkisë dhe kryetari i PS. Kemi një skeme të të gjithë rrjetit dhe personave që kanë mbërritur pranë Blinken për të marrë atë vendim. Lajmi i mirë është se se Donald Trump do të marrë masa për këto sanksione.

Unë do të thoja po, në raportin e  fundit që është personi i 2 nëFBI unë kam vëmendjen e tij, kam folur gjerë e gjatë me të dhe mendoj se tragjedia e marrjes së fajësisë së McGonigal është se ne dimë vetëm një pjesë të kësaj skeme. McGonigal ishte një zhvatës, kam shembullin e një libri që  ai mbështeste ata që do ta ndihmonin dhe do t’i ofronin më shumë të ardhura e pushtet dhe do ta ndihmonte kundër çdo kritike që do t’i bëhej PS. 

Kim  ka vepruar tërësisht në emër të Ramës, ka dashur të shpërbëjë demokratët, pamë fraksionet e Bashës, edhe te zgjedhjet. Ka luajtur rolin e vet përçarës. PD vuri re që ndikimi më i madh ishte prej ndikimit të keq të diplomatëve dhe vota s’u mbështet aq sa duhet.