", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/13/auto_New_Project1752426080.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista në Angli, nuk dihen në ka viktima

Një avion i vogël është rrëzua pak minuta pas ngritjes nga pista në aeroportin e Southend, në Essex të Anglisë.

Incidenti i rëndë ajror ka ndodhur pasditen e së dielës (13 korrik), ku policia lokale njoftoi se ndodhet në vendngjarje dhe po bashkëpunon me të gjitha shërbimet emergjente.

“Operacionet do të zgjasin për disa orë. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonën gjatë ndërhyrjes,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipas gazetës Telegraph, bëhet fjalë për një avion të vogël me dy motorë, i tipit Beechcraft King Air B200, që kishte si destinacion qytetin Lelystad në Holandë.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë re të dendura tymi të zi mbi aeroport, ndërsa një dëshmitar okular tha për mediat lokale se “pa një sferë të madhe flakësh” në momentin e përplasjes.

Për momentin, nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave që ndodheshin në bord dhe as për shkaqet e aksidentit. Hetimet janë në zhvillim të plotë.