SYRI TV/ Simuloi rrëmbimin për të mashtruar të atin, arrestohet 28-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Kavajës, ku një i riu, inskenoi rrëmbimin e tij për ti marrë para babait.
Policia vuri në pranga shtetasit Lubjan Camema dhe Bernard Kiptiu pasi zbardhi skemën e mashtrimit të dy të rinjve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë zbuluan se Lubjan Camema 28 vjeç në bashkëpunimin me shtetasin Bernard Kiptiu 45 vjeç banues në Durrës, inskenuan ngjarjen, duke i komunikuar babait të të riut, se disa persona e kishin marrë peng djalin e tij dhe kërkonin një shumë të majme parash në këmbim të lirimit.
Shtetasi Bernard Kiptiu kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.
Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrance. Por problem i kryefamiljarit nuk përfundon këtu.
Dy ditë para kësaj ngjarje I biri I kishte marrë automjetin të atit dhe dyshohet se e ka shitur. Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kavajës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Mashtrimi’, kryer në bashkëpunim.