SYRI TV/ Maliq, fermerët nisin korrjen mes vështirësive: gruri pa treg, tokat mbeten djerrë

Teksa ka nisur korrja e grurit, fermerët e Maliqit tregojnë se si kjo traditë po shkon drejt zhdukjes.

Këtë vit është ulur ndjeshëm sipërfaqja e kultivuar me grurë, ndërsa fermerët akuzojnë qeverinë se i ka braktisur.

Fermerët në fushën e Korçës kanë nisur korrjen e grurit. Këtë vit ka më pak sipërfaqe toke të kultivuara me drith, për shkak të situatës jo të mirë që po kalon bujqësia.

Fuat Orman është një fermer, kultivues i rregullt i drithit. Ai tregon se këtë vit situata është e vështirë; fermerët kanë lënë tokat djerrë, ndërsa stoku i grurit të vitit të kaluar ka zbehur interesin e bujqve për të vijuar traditën.

Një fermer tjetër tregon se hoqi dorë nga mbjellja e sipërfaqeve të mëdha, ndërsa thotë se shteti është inekzistent.

Nga ana tjetër, ka nga ata fermerë që mbjellin vetëm për nevoja familjare.

Bujqësia vijon të jetë ndër sektorët me problematika të theksuara, pasi ka mungesë mbështetjeje dhe çdo vit fermerët janë më të paktë, e për pasojë edhe tokat bujqësore po lihen pa u mbjellë.