Përfshihet nga flakët mali Vlashaj në Bulqizë

Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme malin Vlashaj, mbi fshatin Shupenzë, në Bulqizë.

Era e fortë ka favorizuar flakët dhe ka bërë që zona të jetë e rrezikuar dhe vatra të zgjerohet më tej.

Po ashtu situata kritike vazhdon të mbetet edhe në Lurë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me pishë, ah dhe shkurre.

Forcat e shuarjes, si të Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe ato lokale, janë në terren duke luftuar për të kontrolluar përhapjen e flakëve.