SYRI TV/ Rritet me 20 lekë çmimi i ujit në Elbasan, banorët të revoltuar: S’ka ujë, por ka rritje!
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm nga 40 lekë në 60 lekë të vjetra për metër kub, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 1 gusht e këtij viti, ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi tek banorët e qytetit të Elbasanit.
Ata shprehen se ky vendim është i padrejtë dhe aspak i arsyetuar, veçanërisht në kushtet kur shërbimet bazë mungojnë. Pikërisht në stinën e verës kur nevoja për ujë është edhe më e madhe furnizimi vijon të jetë me orare të reduktuara teksa në shumë lagje, qytetarët thonë se detyrohen të përdorin depozita uji,
Një nga grupet më të prekura nga kjo rritje pritet të jenë pensionistët. Ata shprehen se me pensionet e ulëta që marrin, mezi përballojnë shpenzimet mujore, ndërsa tani do të përballen me një tjetër rritje te çmimit te ujit te pijshëm. Pavarësisht vështirësive, ata do të detyrohen të paguajnë tarifën e re, që është 40% më e lartë se aktualisht.
Përveç rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, pritet të ketë edhe një tjetër shtesë në faturat e qytetarëve: do të rritet gjithashtu edhe tarifa për shërbimin e kanalizimeve, duke shtuar edhe më tej barrën ekonomike për familjet e qytetit.