Noka ironizon Yuri Kim pas shkarkimit nga DASH: Ajo që ju quajti ‘barngrënës’, përfundoi si ‘dele e zezë’

Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka ka reaguar për lajmet e pushimit nga puna të ish ambasadores Yuri Kim nga Departamenti i Shtetit.

Noka i kujtoi demokratëve ditën kur ish-ambasadorja Yuri Kim i ka quajtur barngrënës dhe sipas tij, sot përfundoi si dele e zezë.

Bota me rrota shoqja Kim. Kjo që i quajti barngrënës #demokratët antisorosistë, përfundoi si dele e zezë. Yuri Kim pjesëtare e Deep State, tashmë një ish”, shkruan Noka.