Aksident me motor në Qafë Mali, plagoset një shtetas kroat
Rreth mesditës së sotme, në aksin rrugor "Qafë Mali–Fierz", një shtetas kroat, me inicialet D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit që po drejtonte. Si pasojë, motomjeti është rrëzuar.
Nga aksidenti është dëmtuar vetë drejtuesi, shtetasi kroat D. J., i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pukës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.