Gaza/ Të paktën 26 palestinezë kanë humbur jetën për shkak të sulmeve izraelite
Të paktën 27 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë sot nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Shërbimi i Mbrojtjes Civile.
Sipas zëdhënësit të organizatës së ndihmave të para në Rripin e Gazës, sulmet, që u zhvilluan para agimit dhe në mëngjesin e hershëm, kishin si qëllim kryesisht shtëpi dhe kampet e refugjatëve.
Ushtarakët izraelitë, të pyetur nga Agjencia Franceze e Lajmeve, nuk komentuan menjëherë këto informacione.
Në qytetin e Gazës, pesë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë nga një sulm gjatë natës ndaj një shtëpie në kampin e Sati, ndërsa dy sulme të tjera ndaj shtëpive shkaktuan vdekjen e tre personave, përfshirë një fëmijë, sqaroi zëdhënësi.
Në kampin e refugjatëve në Nuseirat (në pjesën qendrore të Rripit të Gazës) 10 persona u vranë nga një sulm ndaj një shtëpie, shtoi ai. Gjashtë palestinezë u vranë në mëngjes pranë një pike shpërndarjeje uji të pijshëm në Nuseirat.
Të tjerë tre humbën jetën në një sulm ndaj kampit të refugjatëve në Al-Mawasi, në pjesën jugore të territorit.
Duke pasur parasysh kufizimet që Izraeli i vendos mediave dhe vështirësitë në akses në terren, Agjencia Franceze e Lajmeve nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave dhe pretendimet e palëve të ndryshme. Syri.net-Protothema