", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/13/auto_Screenshot_121752400409.png", "width": 900, "height": 585 } }

Tenistja e cila shkoi për herë të parë në finalen e Wimbledon, shpërthen në lot kur përmend nënën

Tenistja e re, Amanda Anisimova, në moshën 23-vjeçare, luajti finalen e saj të parë Grand Slam në karrierë, dhe pikërisht në Wimbledon.

Tenistja amerikane eliminoi në gjysmëfinale numrin një të botës, Aryna Sabalenka, por në finalen e së shtunës u mposht bindshëm nga Iga Sëiatek me rezultatin 6-0, 6-0.

E lindur në Florida nga prindër me origjinë ruse, Anisimova nuk i përmbajti dot emocionet pas ndeshjes dhe shpërtheu në lot, veçanërisht gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kur përmendi nënën e saj që ndodhej në tribunë.

Nuk do të isha këtu pa të. Ka punuar më shumë se unë. Është njeriu më i përkushtuar dhe pa interes personal që njoh, ka bërë gjithçka që të arrij këtu. Faleminderit që erdhe dhe theve frikën e udhëtimit. Sot nuk është aspak faji yt që humba,”, tha Amanda mes lotësh, duke shpresuar të rikthehet sërish në një tjetër finale të Wimbledon.

Tenistja 23-vjeçare përjetoi një humbje të madhe në vitin 2019, kur babai i saj dhe njëkohësisht trajneri i parë ndërroi jetë papritur, ndërsa ajo ishte vetëm 17 vjeç. Në vitin 2023, ajo njoftoi tërheqjen nga sporti për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

Megjithatë, ajo u rikthye fuqishëm dhe arriti të shkëlqejë në turneun më prestigjioz të tenisit botëror, duke arritur finalen e Wimbledon.