Wimbledon/ Jannik Sinner eliminon Novak Djokoviçin, kualifikohet për herë të parë në finale
Jannik Sinner eliminoi Novak Djokovicin me rezultat 3-0 në sete fundjavën që lamë pas, dhe u kualifikua për herë të parë në karrierë në finalen e Wimbledon.
Ditën e sotme Sinner do të luajë për titullin ndaj kampionit të viteve 2023 dhe 2024, Carlos Alcaraz, i cili këtë vit e mundi italianin edhe në finalen e Roland Garros.
Sinner triumfoi me shifrat 6-3, 6-3, 6-4 ndaj Djokovic, duke e lënë serbin jashtë finales së Wimbledon për herë të parë që nga viti 2017!
‘Nole’ e kishte fituar këtë turne në vitet 2018, 2019, 2021 dhe 2022, ndërsa kishte qenë finalist në 2023 dhe 2024. Turneu nuk u zhvillua në vitin 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19.
Djokovic nuk ishte në formë në dy setet e para, por në të tretin kaloi në epërsi 3-0 dhe pati edhe një tjetër mundësi për break në gemin e katërt.
Megjithatë, italiani e përmbysi në mënyrë të jashtëzakonshme (5-3) dhe e mbylli setin 6-4 për 1 orë e 58 minuta. Sinner (nr.1) dhe Alcaraz (nr.2) janë përballur 12 herë deri më tani, me spanjollin që ka fituar 8 prej tyre.
Finalja e vetme e Sinner në një Grand Slam ishte ajo e Roland Garros 2025, ku Alcaraz fitoi me rezultat 3-2.