Arratisje spektakolare nga një burg i Francës, 20-vjeçari del nga qelia duke u fshehur brenda në çantën e...
Një i ri 20-vjeçar arriti të arratiset të premten nga një burg pranë Lionit, në jug të Francës, duke u fshehur brenda në çantën e një bashkëvuajtësi të tij, i cili sapo kishte përfunduar dënimin dhe ishte liruar, njoftuan burime të ndryshme të shtunën.
Në një komunikatë për AFP, administrata e shërbimit penitenciar bëri me dije se i riu po vuante “dënime me burg”.
“Ai shfrytëzoi momentin e lirimit të bashkëvuajtësit të tij për t’u fshehur në bagazhin e tij dhe për të dalë nga burgu”, thuhet më tej në deklaratë, duke konfirmuar një raport të transmetuar nga rrjeti televiziv BFMTV.
Prokuroria e Lionit, që ka nisur hetime për “arratisje të organizuar” dhe “grup kriminal”, njoftoi se i riu dyshohet se ka “lidhje me krimin e organizuar”.
Po ashtu, po kryhet një hetim i brendshëm për të “hedhur dritë të plotë” mbi rrethanat e kësaj arratisjeje. Forcat e rendit dhe policia u njoftuan “menjëherë” për ngjarjen, sipas shërbimit penitenciar, i cili premton të marrë “masat disiplinore të nevojshme”.