", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/13/auto_Screenshot_41752391141.png", "width": 900, "height": 568 } }

Pesë ndeshje radhazi me dy gola/ Lionel Messi shkëlqen sërish, Inter Miami feston fitoren e pestë me radhë

Me dy gola të tij, njëri nga goditje e lirë direkte, ylli argjentinas shënoi fitoren 2-1 të Inter Miami ndaj Nashville.

Në moshën 38-vjeçare, Messi vazhdon të shkruajë histori, duke realizuar dy gola në pesë ndeshjet e fundit radhazi, po aq sa edhe fitoret e skuadrës së drejtuar nga Javier Mascherano.

Në minutën e 17-të, ‘Pulga’ vendosi topin jashtë zonës dhe me një goditje të shkëlqyer të sheshtë e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë.

Me këtë gol ai ka arritur në 69 realizime me goditje të lira në karrierë, duke u afruar në vetëm 9 gola për të kapur rekordin e parë dhe në 3 gola për të barazuar Juninho-n.

Më e habitshmja është se në shtatë vitet e fundit, që nga viti 2018, Messi ka shënuar më shumë gola nga goditjet e lira (35) sesa nga penalltitë (33).