SYRI TV/ Sulmi terrorist shtetëror në Theth, policia dhunë edhe ndaj invalidit, Boçi e Spahia në mbështetje të banorëve...

Fadromat e IKMT të shoqëruara nga forca të shumta policore kanë vijuar edhe këtë të shtunë shembjen e bujtinave në fshatin turistik të Thethit. Edhe gjatë ditës së sotme janë shënuar përplasje të forta mes banorëve dhe forcave të policisë. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia të cilët akuzuan autoritetet për prishje selektive dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Boçi u bëri thirrje banorëve që të organizohen dhe të ndalin këtë valë terrori.  

Syri tv

Përplasje mes policisë dhe banorëve të Thethit nuk janë ndalur as këtë të shtunë. Forca të shumta të policisë kanë populluar zonën turistike të cilat në bashkëpunim edhe me FNSH kanë dalë në mbështetje të IMT për shembjen. Prishja e disa bujtinave në një nga zonat e Thethit ka irrituar pronarët të cilët janë përplasur me policinë dhe FNSH. Madje policia nuk e ka kursyer dhunën edhe për personat invalidë

Këtë të shtunë në mbështetje të banorëve kanë qenë deputetet e zgjedhur të PD, Luçiano Boci dhe bardh Spahia. Edhe me këta të fundit nuk ka munguar përplasje me policinë teksa kanë qenë në krah të banorëve dhe fadromat ka shembur bujtinat. Debate dhe dhuna verbale e policëve dhe punonjësve të IMT ka qenë prezent edhe ndaj deputeteve të zgjedhur demokrat.

Luçiano Boçi, deputet i zgjedhur ka deklaruar se shembjet në zonën turistike janë selektive duke hedhur akuza se kryeministri Edi Rama më këto veprime do të marrë dhe të posedoj edhe Thethin. Boçi u ka bërë thirrje jo vetëm banorëve të Thethit por edhe te zonave të tjera turistike se Shaka të organizohen dhe të ndalin këtë vale terrori, pasi shumë shpejt fadroma do të shkojë edhe në zonat e tjera turistike ne Veri. Ndërkohë që në një linjë ka qenë edhe deputeti i zgjedhur i PD Bardh Spahia,

Pronari i bujtinës Bekim Koçeku, i cili është person me aftësi të kufizuar shprehet se nuk është paralajmëruar më parë për këto shembje, teksa dëmi financiar është 200 mijë euro.

Banorët e Thethit prej gati një jave janë nën terrorin policor, teksa turistet janë larguar duke braktisur zonën turistike.