Shkodër/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, një shtetas përfundon në spital

Rastet e shpërthimit të bombolave të gazit janë shtuar ditët e fundit, por famtirësisht pa shkaktuar humbje jete apo plagosje të rënda njerëzit. Një tjetër shpërtim ndodhi ditën e sotme në qyetetin e Shkodrës.

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës, në banesën e shtetasit me iniciale A. J., ka shpërthyer një bombël gazi, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka  shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.