'Fadroma e propagandës'/ Vasili: Ndërtimi i vetëm pa leje është Edi Rama, që vodhi e plaçkiti 11 majin!

Nga Petrit Vasili

Ndërtimi i vetëm pa leje është Edi Rama, që vodhi e plaçkiti 11 majin!

Thethi, por jo vetëm, këto ditë ka pasur kryefjalë prishjen e ndërtimeve pa leje nga Edi Rama, gjoja në emër të ligjit prej tij.

Edi Rama, gjoja në emër të ligjit, ka çuar fadromat, policinë dhe ushtrinë për t’i shkatërruar këto ndërtime, sidomos në Theth, por jo vetëm, duke mos hezituar t’u drejtojë edhe kallashnikovët e policëve të tij banorëve.

Para 11 majit ishte po ky Rama që u tha banorëve në Theth se ata ishin në rregull, sepse nuk kishin ku të kërkonin leje për të ndërtuar dhe se do t’u falte edhe gjobat.
Ndërsa ndërtimi më i madh dhe më i rrezikshëm pa leje është vetë Edi Rama dhe qeveria e tij, që ngrihen mbi vjedhjen, blerjen, plaçkitjen dhe manipulimin e votave, që më 11 maj u kthye në terror të certifikuar elektoral.

Ky certifikim i këtij banditizmi elektoral të 11 majit u bë nga Europa, OSBE-ODIHR, Këshilli i Europës dhe dhjetëra parti politike që drejtojnë vendet më të rëndësishme e më të qytetëruara.

A mund të flasë pra Edi Rama për ndërtime të paligjshme, kur është vetë mishërimi më i madh i paligjshmërisë dhe i provuar botërisht?
Si mundet të flasë për ligj një kryeministër që mbështetet dhe lind nga banditizmi elektoral?

Po si mund të kërkojë ligj një kryeministër i provuar si abuzues me ligjin, së bashku me qindra ministra, deputetë, kryetarë bashkie, sekretarë të përgjithshëm dhe drejtorë të të gjitha niveleve, shkelës të ligjit, të korruptuar dhe që ndiqen penalisht nga drejtësia?

Edi Rama përfaqëson paligjshmërinë e ngritur në sistem nga vetë ai, që udhëhiqet nga ai dhe mbahet nga ai me forcën e mafies, banditëve dhe policisë së inkriminuar prej tij.

Si mund të flasë për ligj Rama, shkatërruesi i paligjshëm i Teatrit dhe i qindra banesave me raporte mashtruese ndërtimore me sebepin e tërmetit?

Si mund të flasë për ligj Rama, kur katet pa leje i ka në qendër të Tiranës dhe nuk i prish, madje u bën edhe VKM për t’i legalizuar?

Si mund të flasë për ligj Rama, kur ky është mishërimi i dy standardeve: një për klientët e tij dhe një për njerëzit e thjeshtë?

Ndaj sot kuptohet qartë se Edi Rama nuk po lufton ndërtimet pa leje; ai thjesht po u hap terrene të lira pastruesve të parasë mafioze dhe po përpiqet të zhurmojë sa më shumë, për të mos u dëgjuar këmbanat që gjëmojnë për 11 majin.

Nga AKU, te prishjet në Theth, te karriget e lokaleve në rrugë dhe, më në fund, te shishet e qumështit të fshatarëve, tregohet qartë një diktatoruç me probleme të mëdha mendore dhe shumë të mëdha ligjore.