SYRI TV/ PD denoncon udhëtimet me charter të Edi Ramës: Qeveria s’publikon shpenzimet, SPAK po hesht

Partia Demokratike denoncoi mos publikimin e shpenzimeve të udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama me avion charter. Zëdhënësja për antikorrupsionin në selinë blu, Genta Vangjeli deklaroi se avioni me të cilin Edi Rama udhëtoi në drejtim të Hagës është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje me kompaninë, ndërsa akuzoi SPAK –un se po hesht për këtë skandal.  

SYRI TV

Partia Demokratike akuzoi Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për mos publikimin e shpenzimeve të udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama me avion charter. Nga selia blu zëdhënësja e antikorrupsionit Genta Vangjeli denoncoi faktin se avioni me të cilin Edi Rama udhëtoi në drejtim të Hagës është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje me kompaninë

Vangjeli u shpreh se Struktura e Posaccme Antikorrupsion po hesht për këtë skandal, në një kohë kur shpenzimet për udhëtime me charter të Edi Ramës janë rreth  21 milionë euro.