Pamjet nga tensionet në Theth, përfaqësuesit e PD në krah të banorëve kundër prishjes së shtëpive
Situata në Theth vijon të tensionohet, ndërsa përplasja mes banorëve dhe forcave të policisë ka marrë përmasa më të mëdha gjatë orëve të fundit. Banorët kundërshtojnë me forcë shembjen e shtëpive të tyre, duke i cilësuar ndërhyrjet si të padrejta dhe të pajustifikuara nga autoritetet.
Në mbështetje të banorëve kanë mbërritur edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët kanë denoncuar ashpër veprimet e qeverisë dhe ndërhyrjen policore. Deputetë dhe drejtues të PD kanë qëndruar pranë komunitetit, duke e quajtur aksionin e ndërmarrë nga qeveria si “një terror shtetëror ndaj qytetarëve të pafajshëm”.
'Është një terror i paprecedentë shtetëror, i cili është edhe një hakmarrje e mirëfilltë e Edi Ramës karshi Thethit, i cili e refuzoi qartazi në zgjedhjet e 11 majit.
Edhe njëherë, është një besprerje, një tradhti e mirëfilltë e Edi Ramës ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të tjera dhe nga paaftësia e shtetit për t’i pajisur me certifikatë pronësie, janë në këtë situatë.
Thirrja ime është të reagojmë fuqishëm në mbrojtje të të drejtës, në mbrojtje të pronës.” janë shprehur përfaqësuesit e opozitës.