Sërish lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit: Emërohen tre drejtues të rinj në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë
Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në drejtimin e disa strukturave vendore, duke emëruar tre drejtues të rinj në komisariate të rëndësishme në jug të vendit.
Ndër emërimet spikat fakti që një prej tyre është një grua, një zhvillim i rrallë në nivelet drejtuese të policisë.
Komisare Edjona Dano është emëruar shefe e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke zëvendësuar Kleant Serdarin. Ky i fundit është transferuar në Mallakastër, ku do të marrë drejtimin e Komisariatit të Policisë së këtij qyteti.
Ndërkohë, ish-shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër, Bledar Metaj, është emëruar shef sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.