Mediu në konferencën e ECR: Takova personalitete të politikës ndërkombëtare
Gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga ECR (Konservatorët Europianë) dhe Parlamenti Europian, zhvilluar në Napoli, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, mori pjesë dhe shpërndau mesazhe të rëndësishme për rolin e Shqipërisë dhe Ballkanit në zhvillimet gjeopolitike të rajonit.
Në një postim në rrjetet sociale, Mediu ka ndarë përvojën e tij nga ky event, ku pati mundësinë të flasë për rëndësinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke u përqendruar tek ndikimi i rajonit të Ballkanit në zhvillimet e mëtejshme në Mesdhe.
Gjatë konferencës, Mediu pati mundësinë të takohet me një sërë personalitetesh të shquara nga bota e politikës europiane dhe ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Napoli, Itali: Konferenca e ECR (Konservatorët Europian) për gjeopolitikën si dhe rolin e Mesdheut në këto zhvillime.
Përveç mundësisë për të folur për zhvillimet në Ballkan dhe roli e tij dhe Shqipërisë në këto zhvillime, ishte kënaqësi të takoja dhe bisedoja me personalitete të qeverisë dhe politikës italiane, Ministrin për marrëdhëniet me parlamentin Luco Ciriani, Kryetarin e ECR, ish-Kryeministrin e Polonisë Mateusz Moraweicki, zv Kryetarin e Parlamentit Europian Roberts Zile, Z/Kryetarin e Konservatorëve Carwo Fidanza, Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Giordano, Caush Ahra nga SHBA, ish-funksionar i lartë i NSC në Administratën e Trump Caush Ahra ekspert i çështjeve të sigurisë dhe ekonomisë.