Arrestimi si në filma në Sarandë/ Kush është i shumëkërkuari Ervis Cukali
Një aksion që i përngjanë skenarëve të filmave ishte ai i policisë së Sarandës mbrëmjen e dijshme, ku si rezultat u vunë në pranga tre të rinj, Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali.
Ata u ndaluan teksa udhëtonin me mjetin luksoz Porsche Panamera, ndërsa gjatë ndalimit Endri Doku u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit, si dhe për të hedhur armën e zjarrit që kishte me vete.
Në reagimin zyrtar, policia thotë se me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, bënë të mundur kapjen e 27-vjeçarit ndërsa brenda një kohe të shkurtër, u gjet edhe çanta që hodhi në det. Policia thotë se pistoleta, municioni luftarak dhe automjeti “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa dy emrat e parë rezultojnë pa precedentë penalë, Ervis Cukali është një emër i njohur për policinë.
Ky i fundit në vitin 2023 u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i Albi Meçinit, i cili është arrestuar si i dyshuar për rrëmbimin e bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë.
Sipas policisë, Cukali dyshohej se do të kryente vrasje për llogari të një grupi kriminal.
27-vjeçari ishte shpallur në kërkim me akuzat për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.
Sipas prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe trasportuar sasinë prej 21 kilogramë e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.