", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/11/auto_Screenshot_91752266554.png", "width": 900, "height": 453 } }

Liverpooli zyrtarizon tërheqjen e fanellës me numrin 20 të Diogo Jotës

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht se ka tërhequr fanellën me numrin 20, në një gjest të veçantë nderimi për Diogo Jotën, i cili ndërroi jetë para kohe javën e kaluar.

Sulmuesi portugez e mbajti këtë numër për pesë vite në Anfield, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në klub dhe në zemrat e tifozëve.

Vendimi për tërheqjen e numrit 20 vlen për të gjitha nivelet e klubit, përfshirë ekipin e parë, ekipin e femrave dhe Akademinë e të rinjve të Liverpoolit.

Si klub, ishim plotësisht të vetëdijshëm për emocionet e thella të tifozëve tanë, dhe i ndanim plotësisht ato,” tha Michael Edwards, Drejtor Ekzekutiv i Futbollit në FSG.

Ishte e rëndësishme për ne të përfshijmë bashkëshorten e Diogos, Ruten, dhe familjen e tij në këtë vendim dhe t’u tregojmë të parëve për qëllimin tonë”.

Kjo është hera e parë në historinë e Liverpoolit që një nder i tillë i jepet një lojtari individualisht. Mund të thuhet me plot gojën se është një homazh unik për një njeri po aq unik.

“Duke e tërhequr këtë numër, po e bëjmë atë të përjetshëm, dhe po e sigurojmë që Diogo Jota të mos harrohet kurrë.”

Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 dhe e veshi fanellën me numrin 20 me nder, pasion dhe përkushtim, duke e kthyer atë në simbol të tij.

Edëards shtoi: “Për Klubin e Futbollit Liverpool, ai do të jetë përgjithmonë numri ynë 20”.