SYRI TV/ Operacion anti-drogë në Shkodër: 13 masa sigurie, 5 persona ende në kërkim
Trembëdhjetë masa sigurie të lëshuara, 8 të ekzekutuara dhe 5 persona ende në kërkim. Është ky bilanci i një tjetër operacioni anti-drogë të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme në Qarkun E Shkodrës.
Operacioni ka goditur një grup të strukturuar kriminal i cili trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Europian pas zbërthimi të bisedave në aplikacionin SKY ECC. Sipas burimeve, mes personave të përfshirë janë dhe punonjës dhe ish-punonjës policie.
Emri i parë që ka dalë është ai i Erjon Danit ish shef krimesh në komisariatin numër 3.
Operacioni i drejtuar nga prokurori Adnan Xholi ka dokumentuar trafikimin e 850 deri në 1 ton kokainë të trafikuar nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Europian.
Në lidhje me operacion Prokuroria e Posaçme pritet të këtë një deklaratë zyrtare.