UEFA çon në Europa League Nottingham Forest, dhe zbret Crystal Palace në Conference League
UEFA e ka zbritur Crystal Palace në Conference League për shkak të përfshirjes së klubit në një rast pronësie të shumëfishtë klubeve.
Pas këtij zhvillimi, Lyon do të marrë pjesë në Europa League, ashtu si dhe Nottingham Forest, që merr vendin e Crystal Palace.
Crystal Palace ishte kualifikuar për në Europa League pas fitimit të Kupës së Anglisë sezonin e kaluar, ndërsa Lyon arriti në këtë kompeticion duke u renditur e gjashta në Ligue 1.
Ndërkohë, dënimi i klubit francez me rënien në Ligue 2 për shkak të problemeve financiare u anulua të mërkurën, një vendim që pritej nga Organi për Kontrollin Financiar të Klubeve (CFCB) i UEFA-s para se të merrte vendim për çështjen e pronësisë së shumëfishtë.
“Sipas kësaj, Seksioni i Parë i CFCB-së vazhdoi shqyrtimin e dokumenteve të dorëzuara nga Lyon dhe Crystal Palace dhe arriti në përfundimin se klubet shkelën më 1 mars 2025 kriteret e pronësisë së shumëfishtë të klubeve,” njoftoi UEFA në deklaratën e saj.
Grupi Eagle Football mbante shumicën e aksioneve të Lyonit, ndërsa presidenti i klubit, John Textor, zotëronte gjithashtu shumicën e aksioneve të Crystal Palace.
Crystal Palace ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS).