Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit: Emërime dhe rotacione në drejtimin e komisariateve të Tiranës, Kukësit dhe Shkodrës
Policia e Tiranës ka pësuar një valë të re ndryshimesh në nivelet drejtuese, në kuadër të një procesi rotacioni dhe riorganizimi të brendshëm në strukturat e rendit.
Lëvizjet përfshijnë disa prej komisariateve më të rëndësishëm të kryeqytetit, por edhe drejtoritë vendore të policisë në Kukës dhe Shkodër.
Sipas burimeve, emërimet e reja janë si më poshtë:
• Idriz Daulle, më parë zëvendësdrejtor për rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5 në Tiranë.
• Besmir Qebini, deri tani shef i Komisariatit nr. 5, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
• Bekim Lika, që drejtonte Policinë e Kukësit, është transferuar si Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
• Ermal Kenaçi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
• Feliks Hoda do të drejtojë Komisariatin nr. 4, Tiranë.
• Ervis Gjoshi, i cili më parë drejtonte komisariatin nr. 4, është ngritur në detyrë si Zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë.
• Robert Losha është vendosur në krye të Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
• Elton Shahini është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.