‘Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës’/ Isufi: Vetëm SHBA do ta zgjidhë këtë ‘ngërç’

Gazetari, Velhar Isufi, në një intervistë në SYRI TV me moderator Edvin Parrucën, theksoi se partitë politike në Kosovë nuk kanë mbajtur premtimin për konstituimin e Kuvendit, por sipas tij, ato e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Isufi tha se vetëm SHBA mund ta zgjidhë këtë ngërç politik, dhe sipas tij, pritet zgjidhje përgjatë vizitës të Sekretarit Amerikan në Kosovë këtë javë që vjen.

Është vështirë të dilet nga kjo situatë, sepse kanë filluar të degradohet në përputhje me aksin, se çfarë kanë folur më herët partitë politike, se do të punojnë shumë që të dalin nga kjo situatë. Dhe tani ne shohim që situata është tensionuar midis deputetëve, sidomos me seancën e kaluar. Kemi parë një deputet të LDK që është ballafaquar me një deputet LVV. Pra situata shkon vetëm duke u rënduar, nuk është duke u punuar që të gjithë një rrugë më e lehtë për të dalë nga ngërçi i krijuar në Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të bëhet sa më shpejt konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Këtë javë pritet që të vijë dhe Sekretari i SHBA-së, për vizitë në Kosovë. Ai do ta nisë vizitën në Bosnjë Hercegoviën, në Kosovë dhe më pas në Serbi. Dhe besoj shumë se kjo vizitë do të ketë një rol kyç edhe në aspektin konstituimit të Kuvendit sepse besoj shumë se SHBA-të do të bëjnë më shumë presion, që të dilet nga kjo situatë, se kjo vizitë nuk është e thirrur për një gjë të këtillë. Në rastin që ka përfunduar konstituimi i Kuvendit, nuk kemi përgjigje se çfarë do të ndodhë. Për shembull a do të ndëshkohen, ata deputetë që shkojnë aty dhe nuk votojnë fare.” tha Isufi.