Konferenca e Konservatorëve në Itali, Mediu: Duhet një bashkëpunim ushtarak në mes anëtarëve të NATO-s në Ballkan...

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qene kryetari I Partisë Republikanë Fatmir Mediu.

Ai në bisedë me moderatorin Arnold Kariqi, ai ka folur për pjesëmarrjen e tij në konferencën ndërkombëtare për sigurinë të organizuar nga PE në Itali.

Fatmir Mediu: Kjo është një konferencë e organizuar nga grupi i konservatorëve në Parlamentin Evropian dhe Partia Republikane është anëtare e grupit konservator dhe flet kryesisht për situatën gjeopolitike në disa aspekte. Aspekti i sigurisë, aspekti i tregtisë dhe aspekti ekonomik por pa lënë mënjanë, liritë dhe të drejtat. Dhe të gjithë sfidat që ka sot nga kjo pikëpamje, duke patur parasysh se ka një ndryshim të madh gjeopolitik, nuk është më nje botë unipolare me në krye SHBA por është më shumë se kaq dhe ka një bosht që është krijuar që është Kina, Rusia, Irani, Koreja e Veriut dhe disa aktorë të tjerë që përpiqen të krijojnë ndryshime, po ashtu edhe probleme të raporteve me standardet e zhvillimeve demokratike.

Shqipëria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe kjo është në marrëdhënie me SHBA dhe vende të tjera. Në Aleancën e NATO-s por  edhe në partneritet ekonomik dhe si pjesë e kësaj duhet ta ketë një kuptim të qartë se kush është roli i saj edhe si pjesë e NATO dhe në rajonin e Ballkanit.

Në fjalën time, unë u ndala pikërisht në zhvillimet në rajonin e Ballkanit duke patur parasysh se çfarë po e infekton këtë rajon dhe kush jaë problemet. Problemi i parë është padyshim në pikëpamjet gjeopolitike. Ndërhyrja e qartë dhe influence që ka tashmë Kina dhe Rusia në rajonin e Ballkanit. Tendenca për të frenuar proceset e integrimit evropian dhe atlantik. Me një prezencë të madhe politike, ushtarake dhe ekonomike. Po ashtu tendenca për të ruajtur një farë ‘statusquoje’ të konflikteve të vjetra dhe mosdhënia zgjidhje duke e frenuar atë, sidomos në rastin e Kosovës me Serbinë. Por edhe duke u përpjekur herë pas here të krijojnë konflikte siç është rasti i Kosovës apo zhvillimet që janë në Bosnje – Hercegovinë. Dhe ajo që është me e dukshme në rastin e BH është tendenca e Republikës Serbska për tu shkëputur nga federata. Duke krijuar kështu një proces efketesh domino në Ballkan.

Unë prezantova edhe atë idenë që kam thënë prej kohësh, të një bashkëpunimi të qartë politik të vendeve anëtare të NATO-s, për tu përballur me Serbinë, për tu përballur me Rusinë dhe Kinën që janë tre aleatë me njëri – tjetrin. Për analizën e çështjeve të sigurisë, për të fituar kështu një peshë më të madh në Bashkimin Evropian por edhe në NATO që nuk është bërë asnjëherë deri tani për fatin e keq. Dhe nuk ka ndonjë lëvizje nga qeveria shqiptare. E dyta është krijimi i një raporti ushtarak të drejtë për të ndërtuar një forcë ushtarake dhe sidomos me pranimin e shpenzimeve të mbrojtjes rreth 5 për qind. 3 për qind për çështje tërësisht ushtarake dhe pjesa tjetër për sa i përket infrastrukturës. Është e nevojshme që të ketë një bashkëpunim duke u nisur edhe nga përvoja e vendeve baltike, me vendet anëtare të NATO-s në rajonin e Ballkanit për të krijuar një bashkëpunim në nivelin operacional sa i përket prokurimeve të përbashkëta. Për të krijuar edhe një ekonomi në bashkëpunim me industritë ushtarake që do ti shërbente ekonomisë së vendit tonë por edhe partneritetit më SHBA në mënyrë të veçantë.