SYRI TV/ 'Tokë e xanum' Rama zbret satelitët nga Orbita, justifikon me terror ndërtimet pa leje

SYRI TV

Terrori në emër të “Tokë e xanum” është një shoë që përsëritet nga kryeministri EdI Rama ccdo 4 vite, që si kosto ka vetëm terrorin ndaj bizneseve të rregullta dhe qytetarëve. Sot kryeministri njoftoi një tjetër projekt miliona euro për monitorimin e kantiereve me kamera dhe GPS, që të jenë të kontrolluara. Por po për të njëjtin qëllim, 4 vite më parë, fill pas zgjedhjeve, Edi Rama njoftonte se kishte ngritur në haspirë 2 satelitë, të cilat do ti jhepnin fund fenomenit të ndërtimeve pa leje. 

Aksioni dhe terrori i Edi Ramës ndaj qytetarëve për ndërtimet është një përsëritje e ccdo periudhe pas zgjedhore, kjo për të mbuluar me propagandë dështimin e qeverisjes dhe rregullit të territorit. Sot kryeministri njoftoi hapjen e një fronti të ri për koncesione e tendera miliona euro, ku para kryebashkiakëve njoftoi projektin për monitorim me kamera fhe GPS të ccdo kaniteri ndërtimi. 

Duke se mosha e ka zbritur nga Orbita në Tokë kryeministrin, pasi 4 vite më parë, pasi kishte marrë mandatin e tretë, nga Kuvendi njoftonte se do të ngrinte në hapsirë 2 staleitë për ti dhënë fund fenomenit “Toke e Xanum”.

4 vite më pas, kur satelitët miliona euro nuk arritën të fiksonin katet pa leje në kullat përballë zyrës së Edi Ramës në qendër të Tiranës, tashmë në emër të qytetarëve nën terrorin e fadromave justifikohet një tjetër projekt miliona euro.