Formula 1/ Verstappen reagon pas largimit të Horner, mesazhi për ish-shefin e tij
Pas 20 vitesh, Christian Horner nuk do të jetë më drejtuesi i Red Bull, skuadra që falë tij u bë e famshme në botën e Formula 1. Një largim që erdhi në mes të sezonit, me makinën austriake shumë larg pritshmërive, çka ndikuan në këtë vendim.
Pas këtij lajmi ka reaguar 4 herë kampioni i botës Max Verstappen, që me Horner arriti të gjitha sukseset e tij.
Në rrjetet sociale, Max i ka dedikuar një koment të rëndësishëm anglezit, me të cilin ka ndarë gjithë këtij vite te Red Bull.
“Nga fitorja ime e parë në garë deri te katër tituj botërorë, kemi ndarë suksese të pabesueshme. Kemi fituar gara të paharrueshme dhe kemi thyer rekorde të panumërta. Faleminderit për gjithçka, Christian”, shkruan holandezi.