Çiro Imobile zyrtarizohet te klubi i Serisë A
Çiro Imobile është tashmë zyrtarisht lojtar i Bolonjës. Klubi konfirmoi përmes një njoftimi në faqen zyrtare se ka nënshkruar me sulmuesin italian me një kontratë njëvjeçare, me opsion rinovimi, pasi ai u largua si lojtar i lirë nga Beshiktashi.
Imobile, që konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij në Itali, ka shënuar 201 gola në Serinë A që prej vitit 2008, më shumë se çdo tjetër në këtë periudhë.
Ai ka fituar 4 herë titullin e golashënuesit më të mirë në kampionat dhe mban rekordin me 36 gola në një sezon të vetëm (2019-2020).
Në vitin 2018, ai ishte edhe golashënuesi më i mirë i Ligës së Europës.
Gjithashtu, Çiro Imobile kthehet në Itali edhe me një tjetër objektiv të qartë.
Ai dëshiron të rifitojë një vend titullari në Kombëtaren e Italisë dhe duke parë formën e mirë dhe strukturën që ka krijuar Bolonja, shanset që ai të rikthehet në formën e tij të vjetër janë të larta.
Pavarësisht moshës, Imobile vazhdon të synojë fanellën e titullarin në Kombëtare.