Skuadrat shqiptare në turin e parë në Europë, axhenda e ndeshjeve të kthimit
Klubet shqiptare kanë mbyllur ndeshjet e para të turit të parë kualifikues në kompeticionet e UEFA-s dhe tashmë do të mendojnë për duelet e kthimit në të cilat do të synojnë të çojnë punën deri në fund sa i përket shanseve të kualifikimit të mëtejshëm.
Skuadrat e Superiores e nisin që të martën, me ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Breidablik dhe Egnatias në Islandë që luhet në orën 21:00.
Ndërkohë, Vllaznia është ndër të parat që luan të enjten ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës ndaj Daugavpils në Letoni, kurse Partizani luan në darkë kundër Nome Kalju në “Air Albania”.
LIGA E KAMPIONEVE
E martë, 15 korrik
Shkëndija Tetovë-TNS ora 20:00
Diferdanzh-Drita ora 20:00
Breidablik-Egnatia ora 21:00
LIGA E EUROPËS
E enjte, 17 korrik
Prishtina-Sherif Tiraspol ora 20:00
LIGA E KONFERENCËS
E enjte, 17 korrik
Daugavpils-Vllaznia ora 17:00
Sileks-Deçiç ora 19:00
Partizani-Kalju ora 20:00
Vikingur-Malisheva ora 20:45