Kapet 29-vjeçari në Kamzë, iu gjet kokainë në shtëpi dhe në makinë

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë.

G.D. u kap në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”, teksa lëvizte me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Sipas burimeve zyrtare, G. D. dyshohet se kishte kohë që shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila do të vijojë hetimet për rastin.